TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Burime për “BalkanWeb” bejnë me dije se Presidenti Meta ka njoftuar sot me shkresë Kuvendin, ku e informon se për shkak të vakumit ligjor nuk mund të hedhë shortin për KED.

“Për shkak të vakuimit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”- thuhet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.

Pak ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dorëzoi në Presidencë dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Pritet që shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor për të plotësuar 7 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: