Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me anë të një shorti, ka zgjedhur datën ku do të mbahet mbledhja e parë për këtë vit. Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet të hënën e 17 janarit, duke nisur në orën 15:00, në selinë e Gjykatës së Lartë. Në rend dite do të jetë:
1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2022.

2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2022.

3. Të tjera.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2022, thërret mbledhjen e tij të parë në datën 17 Janar 2022 ora 15.00 , në selinë e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Kjo mbledhje do të ketë këtë rend dite:

1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2022.

2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2022.

3. Të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: