SPANJA

Keidi Bare duket se do të shpërblehet për ecurinë e mirë si futbollist dhe sakrificën për t’u larguar nga një klub elitar si Atletico Madrid, tek Malaga e Segunda Divizion.

Mesfushori shqiptar kërkohet nga klubi katalanas Espanyol, një ekip modest por i qëndrueshëm në La Liga.

Mediat flasin për një transferim që mund të shkojë deri në 2 milionë euro, dhe futbollisti të hedhë firmën për 500 mijë euro në 4 vjet.

Por Espanyol kërkon me patjetër ta blindojë Baren që e sheh si lojtarin ideal për mesfushën e vet, se sa t’i japë shans Hellas Veronës, që është gjithashtu e interesuar për shërbimet e 23- vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb