Keidi Bare është i lumtur që ka kapur një vend titullari në formacionin e Malagas, skuadrës spanjolle që militon në Ligën e Dytë dhe që pretendon të rikthehet në kategorinë e më të mirëve sezonin e ardhshëm.

Malaga është në vendin e dytë me 43 pikë, një më pak sesa Granada kryesuese dhe sezoni për mesfushorin kuqezi futet në një fazë vendimtare. “Ndjehem i lumtur këtu dhe kjo falë ekipit dhe trajnerëve.

Dua të luaj sa më shumë, por kjo arrihet me punë. Në fillim prisja të huazohesha, por ja tek jam këtu dhe kanë kaluar gjashtë muaj. Për këtë falënderoj trajnerin. Po luajmë mirë, por nuk jemi në presion për rezultate. A më ndjekin te Malaga në Shqipëri? Pak!”, tha ndër të tjera Keidi Bare në konferencën e skuadrës andaluze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: