Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Keidi Bare, ka gjetur golin e parë në La Liga me fanellën e Espanyol. Ndonëse goli i tij nuk ka shumë vlerë në aspektin ekipot, në atë personal vlen shumë.

Teksa Villarreal po fitonte 4-0 në shtëpi me Espanyol, Bare, që ishte në fusha në minuta e parë, gjeti golin e nderit në minutën e 65-të. Mesfushori shqiptar ka dhënë edhe dy asiste më herët për ekipin e tij, por ky gol tregon edhe njëherë se i vlefshëm është për Espanyol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb