BRITANI E MADHE

Keira Knightley ka shprehur shqetësimin për xhirimin e skenave intime në filma, duke u shpreh se nuk do ta bëjë kurrë nëse regjisor do jetë një mashkull.
Aktorja ka nënshkruar një klauzolë për të mos xhiruar skena nudo, pasi u bë nënë në vitin 2015.

Gjatë një interviste të fundit, Knightley tregoi se si ka ndryshuar sjellja e saj ndaj skenave të seksit eksperiencë pas eksperience. Aktorja është e bindur se nuk do të xhirojë më asnjë skenë seksi nëse regjisori i filmit është një burrë.

“Nuk kam asgjë që s’shkon me xhirimet e skenave të seksit, por ka diçka me burrat. Është pjesërisht kotësi ajo skenë dhe gjithashtu ka diçka kur shihet nga këndvështrimi mashkullor. Nëse unë do të isha duke luajtur historinë e një gruaje që po përjeton ndryshimet e trupit të saj pas mëmësisë, më falni, por do pranoja ta bëja me një skenariste dhe regjisore grua.

Trupi im ka pasur dy fëmijë dhe unë thjesht do të preferoja të mos qëndroja para një grupi burrash e zhveshur. Nuk dua të jem pjesë e atyre skenave të seksit ku të gjithë janë të lyer me vajra dhe psherëtijnë. S’jam fare e interesuar për ta bërë këtë. Ndihem shumë jo rehat tani nëse përpiqem të portretizoj këndvështrimin mashkullor përmes tyre.”- u shpreh Keira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: