TIRANE

Ditën e djeshme ish- e dashura e Stresit, Keisi ka festuar ditëlindjen e saj të 24-t. Me anë të disa fotove në Instastory, ajo ka treguar se e ka pritur ditëlindjen me një tortë në forme zemre dhe disa dhurata për të. “Familja ime më llaston”, shkruan ajo.

Ndërsa mamaja e saj i ka dhuruar një makinë tepër luksoze. ‘O Zot! Përfundimisht unë jam vajza më fatlume në botë. Faleminderit mami. Je mamaja më e mirë në botë”- shkruan Keisi krah fotos së makinës.

Mirëpo ajo që na bëri të gjithëve përshtypje ishte urimi i ish-partnerit të saj Stresit, i cili gjithashtu ka publikuar një foto në ashensor ku duket se i ka hedhur dorën në qafë për t’i dhuruar një puthje. Bashkëngjitur me foton ai ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen”.

Historia e tyre e dashurisë u përfol shumë në media. Nuk e dimë nëse çifti do rikthehen bashkë apo jo por një gjë është e sigurt, të gjithë e kemi kuptuar se ata nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: