TIRANE

Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur për shkak të gjithë ulje-ngritjeve që ka kaluar marrëdhënia e tyre. Mirëpo, dashuria e madhe për njëri-tjetrin i ka mbajtur gjithmonë të lidhur bashkë, pavarësisht distancës.

Blogerja e njohur ka treguar herë pas here se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe me familjen e reperit. Së fundmi, Keisi zhvilloi një intervistë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ku ndër të tjera është pyetur edhe për raportet që ajo ka me babanë e reperit, Sali Lushën.

“Është një ndër njerëzit e mi të preferuar në këtë botë. E dua shumë dhe e konsideroj familje. Është njeri i zgjuar, flet pak dhe saktë, por çdo fjalë e tij peshon shumë tek unë”, ka thënë Keisi.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: