Vajza e këngëtarit Sabian Medini, Keisi Medini njihet për foto e saj seksi në rrjetet sociale duke u shfaqur shpesh provokuese. Por në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungonë as postimet me babin e saj, me të cilin ka një raport shumë të mirë.

Së fundmi, Keisi ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një video së bashku me Sabianin. Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi e pyet se ku do ta lejojë “të dalë në takim me djem.”

@

♬ –

“Më thoni, kur do të më lejoni të dal në takim me djem?”- pyet Keisi gjatë videos.

“Kur të kem vdekur unë, plus tre ditë që të sigurohesh se kam vdekur.”- thotë Sabiani, ndërsa më tej e mbyllin videon duke qeshur.

“Vajza e babit”– shkruan Keisi krahas videos duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Këngëtari ka treguar shpesh edhe gjatë qëndrimit të tij në BBV, marrëdhënien e mirë që ka me vajzën e tij Keisin. Ajo ka qenë një ndër mbështetëset më të mëdha të Sabianit kur ai ishte pjesë e reality-showt, duke postuar herë pas here në “Instagram’’ poste apo dedikime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb