Keita Balde është përforcimi i fundit i Interit që me shumë siguri do të luajë titullar në krahun e djathtë të sulmit. Me këtë afrim ky pozicion mbipopullohet pasi të njëjtin rol kanë dhe Politano me Candreva-n, por jo vetëm.

Edhe 20-vjeçari Karamoah pëlqen krahun e djathtë të sulmit, por me siguri ai do të gjejë shumë pak minuta këtë sezon te zikaltërit. Për këtë arsye disa skuadra e kanë kuptuar këtë dhe sipas “Gazzeta della Sport” po kërkojnë të blejnë francezin.

Ky burim shkruan se Schalke 04 nga Gjermania dhe Parma nga Serie A janë interesuar për lojtarin, ashtu si Real Sociedad dhe Leganes nga La Liga.

Nuk dihet se me çfarë formule mund të largohet lojtari, por duke parë se ai ka fituar zemrat e tifozëve me shumë mundësi Inter mund ta japë në huazim.

Tek Inter, Karamoh ka luajtur 17 ndeshje duke shënuar një gol. Pesë herë ai e ka nisur si titullar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb