Sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn, i dëmtuar në kavilje janarin e shkuar, u operua dhe tashmë pret të zbresë në nesër kundër Mançester Junajtidit në kuadër të javës së 30-të të Premier League.

“Të gjithë ata që kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale si Kejn, Son apo Sisoko, janë riaftësuar dhe janë të gatshëm për të luajtur”, ka deklaruar Zhoze Murinjo në konferencë për shtyp.

Ai ka dhënë lajme të mira për qendërsulmuesin e Kombëtares së Anglisë. “Kejn ka punuar shumë dhe është në formë mjaft të mirë. Mund t’ju them se nuk ka asnjë problem për të që ta nisë ndeshjen nga fillimi. Ka gjashtë muaj pa luajtur, por ai është një profesionist i madh”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb