Titullar kundër Uest Hemit, Herri Kejn ka arritur shifrën e 200 ndeshjeve në Premier League me fanellën e Totenhemit. Sulmuesi anglez, pas ndeshjes, ka treguar se i ka idetë e qarta për të ardhmen.

“Jam ende 26 vjeç, ndaj shpresoj të arrij të shënoj sa më shpejt 200 gola me këtë fanelë. Të shënosh është ndjesia më e bukur. Kam luajtur 200 ndeshje, koha kalon shpejt. Dua të jap më të mirën dhe të shfrytëzoj çdo rast”.

Deri më tani Kejn ka realizuar 137 gola në Premier League, golin e fundit e shënoi pikërisht dje në derbin londinez dhe ishte një gëzim vërtet i madh pas një dëmtimi të gjatë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb