Anglia po përgatit dy ndeshjet kundër Republikës çeke dhe Malit të Zi, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Herri Kejn, sulmues i Totenhemit dhe kryegolashënuesi i botërorit të fundit, ka folur në konferencë, duke u lëshuar sfidën rivalëve.

“Kemi krijuar një pritshmëri të tillë ndaj ekipit Kombëtar, ndaj të gjithë duhet të japim maksimumin. Përpara Kupës së Botës në Rusi askush nuk besonte. Tani gjërat kanë ndryshuar, por ne duhet të tregohemi të aftë për të menaxhuar situatën.

Duam të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët. Rruga është e gjatë, por duhet të përqëndrohemi sepse mund ta fitojmë Europianin.

Në Rusi kemi parë që skuadrat më të mira ishin Franca e Kroacia, Euro 2020 do t’i luajë ndeshjet vendimtare në Londër dhe kjo duhet të na ndihmojë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: