Senati amerikan sot ka konfirmuar Kejt Meri Bërns për ambasadore të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të  zëvendësojë ish-ambasadorin Xhes Bejli. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Meri Bërns në Shkup do të vijë nga Athina ku mbante postin e zëvendës ambasadores.

Bërns më herët ka qenë zëvendës shefe e misionit të SHBA-ve në OSBE. Ajo gjithashtu ka përfaqësuar interesat e SHBA-ve në Spanjë, Bolivi, Hungari dhe Turqi, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.

Ajo flet në mënyrë të shkëlqyeshme shumë gjuhë ndër të cilat hungarisht, spanisht dhe turqisht. Emërimi i saj duhet të kalojë në Senatin amerikan. Ndërkaq mandati i ambasadorit Bejli përfundon në fund të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb