TIRANE

Kejvina Kthella sërish single?! Ish-ve;ian duket se i ka dhënë fund lidhjes me reperin e njohur Seven Saraqi. Ajo publikoi një video ndërsa ecte me makinë dhe në sfond dëgjohej kënga “Soltera” “Beqare” të Lunay.

Kejvina shtoi akoma edhe më shumë dyshimet me dy postime të tjera në rrjetin sociale. Në një prej tyre shkruan: “E urrej që të afrohem me njerëzit gjatë kësaj periudhe. Gjithmonë pendohem që ndaj shumë gjëra me ta, kujdesem shumë, bëj dhe ndiej shumë.”

Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se është e lënduar nga ndarja pasi ka bërë shumë për partnerin e saj.

“Kushtoji vëmendjeve shenjave. Ndonjëherë është ekzaktësisht ashtu siç duket,”- shkroi ish-velina në një tjetër postimin. Ish-velina gjatë qëndrimit në SHBA qëndroi e karantinuar me reperin e njohur Seven.

Ata publikuan video dhe foto ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, edhe pse Kejvina është shprehur se mes tyre s’kishte asgjë dhe se ishin vetëm shokë.

Megjithatë afrimiteti mes tyre, tregoi se kishte më shumë sesa miqësi mes tyre. Por pak ditë më parë, Kejvina mori avionin dhe u largua nga SHBA për të udhëtuar drejt Italisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: