Kejvina Kthella ka dalë hapur në mbështetje të Dea Mishele për lojën brenda BBV. Me një postim në rrjetet sociale, ajo ka thumbuar dhe një herë tjetër Kiara Titon, e bashkë me të dhe Efin, të cilat u rikthyen si banore të shtunën dhe tani janë në garë me Ronaldon dhe Bledin se cili nga ata do të sigurojë një vend për në finale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ndërkohë unë që për një moment harrova që s’jam Luizi e po imagjinoja sikur po më bënin fresk dhe mua. Edhe unë me këtë imagjinatën time shkoj shumë larg, ca dështake jam varja. Lëre se po e mbyll me kaq se nuk jam lëpirëse, jam panetone”, shkruan Kejvina me ironi në Instagram, duke nxjerrë foton e një freskueseje.

Kjo pas komentit të Arbër Hajdarit, i cili tha se Kiara, Efi dhe Ronaldo që u rifutën në BBV, janë ‘luizatorë’ dhe se më mirë të marrin një freskuese për ti bërë ‘fresk’ Luizit.

Ndërsa për Dean, Kejvina shprehet se ka menaxhuar gjithë lojën me qetësi dhe se është vajzë me botë dhe artiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb