Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr gjalp
150 gr sheqer kaf
1 vezë
320 gr miell
2 lugë pluhur pjekës
200 gr çokollatë pikë loti
300 gr krem stikash

Përgatitja
Rrahim sheqerin me gjalpin dhe shtojmë vezën. Shtojmë miellin me pluhurin pjekës dhe çokollatën. Formojmë brumin dhe pak më shumë se gjysma e shtrojmë poshtë në një tavë. Vendosim kremin e stikave në mes, pjesën tjetër të mbetur të brumit lart dhe e pjekim në 160 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: