Recete nga znj Eneida
Përbërësit

100 gr gjalpë
1 vezë
150 gr sheqer kaf
200 gr gjalpë kikiriku
1 filxhan çaji miell
1 lugë pluhur pjekës
1 vanilje
100 gr çokollatë për ëmbëlsira

Përgatitja
Rrahim gjalpin me vezën dhe shtojmë sheqerin. Më pas shtojmë dhe gjalpin e kikirikut, miellin, vaniljen dhe pluhurin pjekës. Në fund shtojmë çokollatën dhe i vendosim në pjekje me 200 gradë për 20 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb