NGA ZONJA KATERINA

Përbërësit

1 filxhan vaj, 1 e ½ filxhan sheqer, 4 kokrra vezë, 3.4 filxhan lëng portokalli / qumësht, 1 bustinë pluhur pjekës
1 bustinë vanilje, Cipë portokalli, 3 filxhanë miell, 1 filxhan arra, ½ filxhan rrush të thatë, 10 fiq të thatë

Për salcën:

1 filxhan sheqer pudër, 1 bustinë vanilje, 2-3 lgj lëng portokalli

Fillimisht rrahim sheqerin me vaj, shtojmë vezët më pas një e nga një duke vazhduar trazimin pa ndërprerje. Më pas shtojmë lëngun e portokallit ose qumështin.

Miellin e situr e përziejmë me vaniljen, me pluhurin pjekës dhe me pak cipë portokalli. Hedhim gjysmën e sasisë së miellit në mënyrë graduale tek tasi ku kemi rrahur sheqerin me vezët. Tek pjesa tjetër e miellit shtojmë arrat, rushin e thatë dhe fiqtë e thatë. E shtojmë tek masa e përgatitur duke e trazuar lehtë brumin.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe vendosim brumin e kekut. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën. Përziejmë sheqerin me vaniljen dhe shtojmë lëngun e portokallit në menyrë graduale duke vazhduar trazimin derisa të krijohet një salcë e lidhur.

Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe e servirim me salcën e përgatitur ose pudrosur me sheqer pluhur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb