Nga: ZONJA KATERINA

1-2 karrota
1-2 kunguj
2 lgj rrush të thatë
2-3 lgj arra
1 lç kanellë
½ lç karafil
250 gr kos të kulluar
4 kokrra vezë
4 lgj miell misri të holle
2 filxhanë çaji miell
1 bustinë pluhur pjekës
1 filxhan çaji sheqer
1 lugë gjalpë
Sheqer pluhur për servirje

Vendosim fillimisht rrushin e thatë në një filxhan me ujë, liker ose konjak. Grijmë në rende karrotat dhe kungujt dhe i vendosim në një tas ku shtojmë vezët, kosin, sheqerin, arrat e grira, rrushin e thatë dhe karafilat. Miellin e misrit e trazojmë me miellin e grurit dhe pluhurin pjekës dhe e shtojmë tek perberesit e tjerë. E trazojmë mirë brumin e kekut derisa të lidhet. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell misri dhe e hedhim brumin e kekut. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 45-50 minuta.Pasi keku të jetë pjekur e lemë pak të ftohet dhe e servirim spërkatur me sheqer pluhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb