Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 limona të mëdhenj me lëkurë të trashë
175 gr sheqer
175 gr gjalpë
175 gr miell
50 gr bajame të grira
2 lugë pluhur pjekës
3 vezë të mëdha

Për kremin lart:
Lëkurën e 2 limonave
75 ml lëng limoni
100 gr sheqer të imët

Përgatitja

Vendosim 2 limona në një tenxhere dhe sapo të fillojnë të ziejnë, ulim temperaturën dhe i lëmë për 45 minuta deri sa të shpohen lehtë me pirun.
I lëmë të ftohen dhe më pas u heqim bërthamat dhe i grimë me mikser të bëhen pure.
Rrahim gjalpin me sheqerin dhe shtojmë vezët një e nga një. Shtojmë purenë e limonave dhe miellin me pluhur pjekës. E kalojmë masën në një tavë të lyer me gjalpë dhe miell dhe e pjekim ne furrë të parangrohur me 190 gradë.
Në një mikser grijmë sheqerin me lëngun e limonit dhe lëkurën e tij dhe sapo të ftohet keku, e shpojmë me kunjë dhëmbësh nga lart dhe i kalojmë kremin me sheqer. E lëmë të ngrijë dhe e presim në feta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: