Nga: ZONJA ENEIDA

200 gr gjalpë
200 gr sheqer
400 gr miell
4 vezë
200 gr arra të grira
100 ml qumësht
1 lugë kanellë
1 lugë vanilje
Pak karafil
2 lugë pluhur pjekës

Për sherbetin:
500 ml ujë
500 gr sheqer
Lekurë limoni
1 shkop kanellë

Vendosim sherbetin të bëhet gati dhe sapo të fillojë të ziejë e heqim dhe e lëmë të ftohet.

Rrahim gjalpin në temperaturë ambjenti bashkë me sheqerin për 3-4 minuta. Shtojmë vezët një e nga një dhe qumështin. Më pas shtojmë miellin, kanellën, pluhurin pjekës, karafilin dhe arrat në fund.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe më pas me miell. Shtojmë masën e përgatitur dhe e pjekim në 200 gradë për afërsisht 40 minuta. Sapo e nxjerrim kekun nga furra i hedhim sherbetin e ftohur dhe e zbukurojmë me arra lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb