Nga: ENEIDA CAKERRI

1 filxhan çaji vaj luledielli
1 filxhan sheqer
1 filxhan miell semola
1 filxhan arrë kokosi
1 filxhan miell
4 vezë
1/2 filxhan qumësht
1 zarf me pluhur pjekës
Lëkurën e një limoni

Për shërbetin
3 1/2 filxhanë ujë
2 filxhanë sheqer
Lëkurë limoni

Në një tas rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë vajin, qumështin dhe më pas përbërësit e ngurtë, miellin, arrën e kokosit, miellin semola si dhe pluhurin pjekës.
E kalojmë në një tavë të lyer me gjalpë dhe e pjekim me 190 gradë për 25 minuta.
Ziejmë shërbetin 5 minuta, heqim lëkurën e limonit dhe ia shtojmë kekut. E pudrosim me arrë kokosi lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb