Recete nga znj Eneida
Përbërësit
3 banane
170 gr sheqer
100 gr gjalpë
2 vezë
50 gr arra
50 ml qumësht
230 gr miell
2 lugë pluhur pjekës
Përgatitja

2 bananet i shtypim i bëjmë pure dhe në to shtojmë qumështin, sheqerin dhe gjalpin. I rrahim dhe shtojmë vezët një e nga një. Shtojmë arrat e grira dhe sitim miellin bashkë me pluhurin pjekës. Trazojmë masën dhe e kalojmë në një tavë.
Presim bananen në mes dhe ia vendosim nga lart.
E pjekim me 180 gradë për 50 minuta afërsisht, 30 min të mbuluar dhe 20 minuta zbuluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: