300 gr miell i gatshëm (Alice’s cake)
120 ml vaj
120 ml ujë
50 gr çokollatë e zezë
100 gr çokollatë e bardhë
2 lgj qumësht
50 gr lajthi
Pak gjalpë
Pak miell

Përziejmë miksin e miellit të gatshëm me 120 ml ujë dhe 120 ml vaj.
Shtojmë 50 gr çokollatë të zezë, dhe e hedhim brumin e kekut në tavë të piqet në 220 gradë për 40 minuta.

Përgatisim në banjomari 100 gr çokollatë të bardhë me 2 lugë qumësht. Në kekun e ftohtë shtojmë çokollatën e bardhë lart si dhe lajthitë e grira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb