Nga Zonja Katerina
Përbërësit

450 gr çokollate, 200 gr gjalpë, 5 vezë, 1 vanilje, 5 lgj sheqer, 2-3 lgj konjak.

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe çokollatën dhe fillojmë që ta përziejmë në temperaturë të ulët derisa përbërësit të shkrihen dhe të behët një masë kremoze.

Rrahim vezët me sheqerin për 7-10 minuta derisa vezët të ndryshojnë ngjyrë dhe të rrisin volumin. Shtojmë më pas çokollatën e shkrirë (duhet të jetë ulur pak temperatura e çokollatës). I përziejmë lehtë në mënyrë që të mos ulet vëllimi, më pas shtojmë vaniljen dhe konjakun (në vend të konjakut mund të përdorim liker portokalli).

Lyejmë një formë keku me pak gjalpë ose vendosim një letër kuzhine dhe hedhim masën e përgatitur të kekut. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 175 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Këtë kek mund ta servirim me akullore ose me pak pana.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb