NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

4-5 kokrra dardha
3 filxhanë miell që fryhet vetë
1 e ½ filxhanë sheqer
3-4 kokrra vezë
150 gr gjalpë bimor
2-3 lgj kakao
100 gr çokollatë
1 gotë qumësht
1 bustinë vanilje
1 bustinë pluhur pjekës

Përgatitja

Fillimisht shkrijmë çokollatën dhe gjalpin në banjomari. Ndërkohë rrahim vezët së bashku me sheqerin dhe me qumështin. Përziejmë miellin me kakaon, me vaniljen dhe me pluhurin pjekës. Dy dardhat i presim në feta, ndërsa dy të tjerat i presim në kubikë. Më pas bashkojmë të gjithë përbërësit në një enë të vetme duke i trazuar mirë.

E vendosim brumin e kekut në një tavë (me formë nëse kemi) duke e niveluar mirë. Në të gjithë sipërfaqen e kekut vendosim rradhë-rradhë fetëzat e dardhës. E vendosim kekun me dardha të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb