Nga: ZONJA KATERINA
4 kokrra hurma
200 gr lajthi
100 gr gjalpë
100 gr çokollatë
3-4 kokrra vezë
½ gotë sheqer
1 gotë liker ose vanilje
1 bustinë pluhur pjekës

Fillimisht shkrijmë çokollatën në banjomari.

Më pas vendosim lajthitë në një blender dhe i grijmë shumë imët gati si miell. Dy hurma i presim në feta të holla ndërsa dy hurmat e tjerë i kalojmë në blender dhe i bëjmë si marmalatë. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa sheqeri të tretet plotësisht. Më pas në një tas tjetër rrahim të bardhat marengë. Tek tasi ku kemi rrahur të verdhat e vezëve me sheqerin shtojmë çokollatën, hurmat e shtypur, miellin e lajthive, pluhurin pjekës, vaniljen ose likerin / konjak çfarë të kemi sipas dëshirës. E trazojmë mirë përgatitjen e kekut dhe në fund fare shtojmë gradualisht vezën marengë duke vazhduar trazimin e brumit të kekut pa ndërprerje. E shtrojmë kekun në një tavë duke e niveluar mirë. Mbi brumin e kekut vendosim fetat e hurmave dhe më pas e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb