Nga: ZONJA KATERINA

500 gr miell i gatshëm për ëmbëlsira
1 ½ filxhanë ujë/qumësht/lëng frutash
¾ filxhan vaj / gjalpë
1 filxhan çokollatë në copëza
1 bustinë vanilje
1 lugë kafeje pluhur pjekës

Sherbeti:
2 filxhanë ujë
2 filxhanë sheqer

Kremi i kakaos:
4 lgj kakao
2 lgj niseshte
1 bustinë vanilje
3 lgj gjalpë
1 ½ filxhanë qumësht
1 filxhan ujë

Përziejmë të gjithë masat e kekut në një tas të madh. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe vendosim brumin e përgatitur të kekut. E nivelojmë mirë dhe e vendosim kekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 45 minuta.

Ndërkohë vendosim sherbetin të vlojë për 5 minuta, më pas e lemë të ftohet dhe pasi keku të jetë pjekur e sherbetosim lugë lugë me garuzhde duke filluar nga anët deri në brendësi. E lemë kekun të ftohet dhe të përthithë mirë të gjithë sherbetin.

Përgatisim ndërkohë kremin me kakao. Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shtojmë të gjithë përbërësit e kremit të kakaos: kakao, niseshte, vanilje, gjalpë, qumësht dhe ujë. I përziejmë vazhdimisht përbërësit derisa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze. E lemë kremin e kakaos sa ti bie pak temperatura dhe më pas e hedhim mbi kekun e sherbetosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb