Nga: ZONJA ENEIDA

1 paketim të gatshëm me krem pastiçerie
400 ml qumësht
4 kokrra vezë
200 gr sheqer kaf
200 ml kos
150 ml vaj
300 gr miell
2 lugë pluhur pjekës
4 lugë gjelle reçel
Një dorë arra

Përgatisim kremin e pastiçerisë sipas udhëzimeve të paketimit duke rrahur qumështin me miksin e gatshëm dhe e kemi gati.

Për kekun:
Rrahim vezët me sheqerin dhe shtojmë kosin dhe vajin duke e rrahur. Më pas shtojmë miellin me pluhurin pjekës dhe masën e hedhim në tavë.

Me një lugë shtojmë mbi kek vende vende krem pastiçerie. Mbi të shtojmë reçel dbe një arrë në mes.

E vendosim kekun në pjekje në temperaturën 200 gradë për 45 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb