Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 ½ filxhan miell, ½ filxhan miell misri, 2-3 vezë, 2-3 kunguj, 1 gotë qumësht, ½ gotë vaj, 1 lugë pluhur pjekës, ½ lugë sodë buke
100 gr proshutë, 100 gr djathë të verdhë, Kripë, piper.

Përgatitja

Fillimisht grijmë kungullin në rende. Në një enë përziejme vezët me qumështin dhe vajin. Më pas shtojmë kungullin e grirë dhe dy llojet e miellit të trazuar me sodën e bukës dhe pluhurin pjekës. E përziejmë mirë brumin që masat të njesohen dhe më pas shtojmë proshutën të prerë në kubikë dhe djathin e verdhë të grirë ne rende.

Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe vendosim masën e përgatitur, e nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb