KEK ME MOLLE DHE RRUSH TE THATE

500 gr miell
250 gr gjalpë / vaj
250 gr sheqer
1 gotë qumësht
5 kokrra mollë
½ kokërr limon
4 kokrra vezë
1 lgj kanellë
1 bustinë vanilje
1 bustinë pluhur pjekës
100 gr rrush të thatë
Sheqer pluhur

Fillimisht mollët i presim në kubikë dhe i spërkasim me pak lëng limoni. I vendosim në një tigan me ½ e masës së sheqerit dhe i lemë të zbuten dhe karamelizohen. I largojmë nga zjarri duke shtuar më pas dhe kanellën dhe i lemë derisa të bie temperatura e tyre.

Ndërkohë rrahim vezët së bashku pjesën tjetër të sheqerit dhe gjalpin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë qumështin. Në enën ku kemi vendosur miellin shtojmë pluhurin pjekës dhe vaniljen. E trazojmë mirë miellin dhe e shtojmë gradualisht tek vezët e trazuara me sheqer dhe gjalpë dhe e punojmë mirë brumin. Në fund shtojmë mollët e karamelizuara dhe rrushin e thatë të pudrosur me pak miell në mënyrë që të shpërndahet mirë tek brumi. E vendosim kekun në një tavë dhe e fusim në furrë në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 45 minuta.

Pasi të ketë përfunduar pjekja e lemë të ftohet dhe e servirim pudrosur me sheqer pluhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: