Nga: ZONJA KATERINA
3 gota miell
1 ½ gotë sheqer
3-4 kokrra vezë
2 karrota
2 kunguj
2 kokrra mollë
3 kokrra portokalle
1 filxhan çaji arra
1 lk sodë buke
1 lk kanellë
1 bustinë pluhur pjekës
1 bustinë vanilje
250 gr gjalpë bimor

Fillimisht grijmë në rende perimet, më pas presim në kubikë të vegjel mollët. Shtrydhim lëngun e 2 portokalleve, ndërsa 1 portokall të pa qëruar dhe të larë mirë e kalojmë në blender.

Në një tas të madh rrahim vezët së bashku me sheqerin, më pas shtojmë gjalpin, miellin (duke e situr), vaniljen, kanellën, lëngun e portokallit, arrat të copëtuara trashë, frutat dhe perimet e grira. Në gotën e lëngut të portokallit shtojmë sodën e bukës dhe pluhurin pjekës, e përziejmë mirë dhe e shtojmë tek brumi i kekut. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas e vendosim brumin e përgatitur në një tavë keku.

E vendosim kekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 50-55 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: