Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3 vezë
170 gr. sheqer
220 gr. miell
100 ml. vaj luledielli
100 gr. arra
Lëngun e një portokalli
Lëkurën e një portokalli
2 lugë pluhur pjekës
2 portokallë
3 lugë sheqer kaf

Përgatitje

Rrahim vezët dhe shtojmë sheqerin deri sa të behen shkumë. Shtojmë vajin si dhe lëngun e frutave. I rrahim bashkë dhe sitim miellin bashkë me pluhurin pjekës. Shtojmë e lëkurën me arrat. E trazojmë e e shtojmë tek tava tek e cila kemi shtruar feta portokalli bashkë me sheqerin kaf.
E pjekim të mbuluar në 220 gradë për 30 min dhe me pas 15-20 min të zbuluar.
E servirim me sheqer pluhur nga lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: