Recete nga znj Eneida
Përbërësit

120 gr tërshërë
250 ml qumësht
2 banane
2 vezë
40 gr kakao
1 lugë pluhur pjekës
59 ml shurup agave
100 gr çokollatë për ëmbëlsira
4 lugë qumësht
Pergatitja

Tërshërën e shtojmë te qumështi dhe i lëmë të pushojnë 30 minuta.
Shtypim bananet me pirun dhe shtojmë 2 vezë, pluhurin pjekës si dhe kakaon. Më pas i shtojmë tërshërën dhe e vendosim në pjekje për 50 min me 190 gradë. Shkrijmë çokollatën me qumështin dhe pasi është ftohur ëmbëlsira, ia shtojmë nga lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb