Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr tërshërë, 1 filxhan çaji fruta të thata, 1 mollë jeshile, 2-3 lgj mjaltë, 2 lgj kakao, 1 lç pluhur pjekës, 1 lç kanellë, 3 filxhanë qumësht, 1 kokërr vezë, 1 bustinë vanilje, ½ lç arrë moskat, ½ filxhan arrë kokosi.

Përgatitja

Fillimisht përziejmë në një tas të gjithë përbërësit e ngurtë dhe më pas shtojmë përbërësit e lëngshëm.

I përziejmë mirë të gjithë përbërësit e kekut dhe brumin e përgatitur e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. E lemë brumin të qetësohet për 5 minuta dhe më pas e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: