Nga: ZONJA KATERINA

400 gr qumësht i kondensuar
1 vezë + 2 të verdha vezë
50 gr çokollatë e bardhë
100 gr marmalatë luleshtrydhe
50 gr miell
1 majë luge kripë
1 majë luge ngjyrues pastiçerie
1 lgj gjalpë
1 lgj sheqer

Trazojmë në një tas vezët me qumështin, sheqerin dhe qumështin e kondensuar. Më pas shtojmë miellin, një majë luge kripë dhe një majë luge ngjyrues pastiçerie. E trazojmë mirë masën dhe më pas shtojmë çokollatë të bardhë dhe marmalatë luleshtrydhe. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe e vendosim në forma të vogla të cilat i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë per 10 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: