KELCYRE – Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Këlcyrës, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Sipas policisë, Lefter Zoto, 55 vjeç dhe djali i tij Kozma Zoto, 20 vjeç kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës ), M.Z , 40 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, ku si pasojë e dhunës është lënduar edhe vajza 15-vjeçare e çiftit Zoto.

NJOFTIMI I POLICISE
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë kanë bërë arrestimin e shtetasve :
Lefter Zoto, 55 vjeç, banues në Këlcyrë. Kozma Zoto, 20 vjeç, banues në Këlcyrë.
Këta shtetas u arrestuan pasi: Pas një konflikti në familje , babë dhe bir kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës ), M.Z , 40 vjeçe.
Gjithashtu ka marr dëmtime të lehta dhe e bija (motra) K.Z , 15 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Dhunë në familje, e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 130/a dhe 25 të Kodit Penal”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: