Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Këlcyrë, ku janë numëruar të 17 kutitë dhe çarja PD-BF i ka dhënë fitoren kandidatit të PS.
Sipas rezultateve nga KQZ, kandidati i PS, Klement Ndoni ka marrë 2018 vota, ose 49.3 %.
Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Arjan Kasaj ka marrë 1936 vota ose 47.3%.
Sakaq, kandidati i PD, Adriatik Spahiu, me 137 vota ose 3.3 %. Nga një llogaritje e thjeshtë nëse PD dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të ishin bashkë, fitoren do e merrte opozita.
(BalkanWeb)