KËLCYRË- Tentuan të vidhnin një banesë, ndalohen brenda pak orëve nga policia. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut Gjirokastrës bënë me dije se dje nga shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë u bë i mundur ndalimi i shtetasve Ervin Kano, 26 vjeç, Ilmi Çaça, 19 vjeç, Besjon Liçaj si dhe Anest Meshini, 19 vjeç,të gjithë banues në fshatin Limar.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin tentuar të vidhnin banesën e shtetases T.K., banuese në fshatin Limar të Këlcyrës. Gjithashtu gjatë kontrollit në stanin e Ervin Kanos u gjet një armë zjarri, model 63, si dhe një krehër me një fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: