KËLCYRË-Një 56-vjeçar ka pëfunduar në pranga, pasi u kap në flagrancë teksa priste pemë frutore në pronësi të një personi tjetër.

Burime nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se bëhet fjalë për Safet Spahiun, banues në fshatin Tolar, Njësia Administrative Dëshnicë.

Të njëjtat burime theksuan se dje, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Përroi i Tolarit”, fshati Katundishtë, Spahiu është kapur duke prerë me sëpatë pemë frutore, me një vlerë prej 30.000 lekë, pronë e shtetasit E.M, banues në qytetin e Këlcyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb