Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative 5 në Tiranë.

Në këtë takim Këlliçi ka bërë edhe prezantimin e programit të tij, për zgjedhje lokale të 14 majit.

“Çfarë ndodh me 38 mijë fëmijët e tjerë në këtë qytet? Çfarë ndodh me të gjithë zonën nga Liqeni i Thatë deri në Kodrën e Diellit që janë pothuajse 54 mijë banorë dhe nuk ka 1 çerdhe, 1 kopsht apo 1 shkollë për të mos shkuar te Unaza e Re që nuk është zona juaj, por që janë 70 mijë banorë dhe nuk kanë 1 kopsht, 1 çerdhe apo 1 shkollë.  Çfarë ndodh me njësinë nr. 5 ku ne jemi në zemër të Tiranës dhe një nga problemet tuaja më të mëdha vetë ma keni thënë përherë është mungesa e hapësirave të gjelbra padiskutim, mungesa e parkimit është bërë sikur po luan bingo që të gjesh një vend parkimi në lagje, është trafiku kaotik, është betonizimi i tejskajshëm i kësaj zone dhe sigurisht mungesa e transportit publik cilësor. Shpeshtia e autobusëve që vijnë ka një problematikë shumë të madhe biznesi I vogël në këtë zonë, ka një problematikë shumë të madhe jo vetëm në njësinë nr 5 por në të gjithë Tiranën me biznesin në tërësi.”, ka thënë ai.

Këlliçi: Paketa që unë kam propozuar i vjen në ndihmë 41 mijë bizneseve të vogla dhe të mesme.

Premtimi që ne kemi dhënë për të ulur një pjesë të taksave dhe për të zeruar taksën e infrastrukturës arsimore di të prekë 41 mijë biznese mbi të gjitha biznesin këtu.

Nëse taksa arsimore do të ishte marrë me të drejtë dhe për të ndërtuar shkolla si ka mundësi që në këtë zonë nevoja më e madhe e çifteve të reja, por edhe e familjeve është për çerdhe, për kopshte dhe për shkolla. Ku kanë shkuar ato 42 milionë euro që Erion VEliaj ka mbledhur në 8 vjet? Ku kanë shkuar? Vetëm për shkolla nuk kanë shkuar. Po ta vini re propaganda më e madhe që bën sot Bashkia e Tiranës është pikërisht në dobësitë e veta më të mëdha janë copë-comë në aspektin e realizimit të planit të tyre për ndërtimin e shkollave dh enga mëngjesi në darkë flasin për ndërtimin e shkollave.

E kanë betonizuar tërësisht Tiranën dhe mbi të gjitha njësinë numër 5 dhe flasin për 1 milionë pemë. A ka budalla ëq gënjehet? A ka njeri në Tiranë që e beson se janë mbjellë 1 milionë pemë? A e dini ju që Berlini që është një ndër kryeqytetet me më shumë pyje ka 420 mijë pemë. A e dini që Milano nuk ka më shumë se 500 mijë pemë

Dhe paskemi ne 1 milionë pemë në Tiranë mjaftueshëm për të mbjellë 15 mijë fusha futbolli me pemë apo nga dita e parë që Erion Veliaj ka hyrë në zyrë e deri më sot I bie që ai çdo ditë me të shtuna e të diela, me vit të ri, me krishtlindje, me pashkë e me bajram të ketë mbjellë nga 340 pemë. A ka njeri që e beson këtë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: