Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj foli për zgjedhjet e lokale që do të mbahen më 14 maj.

Gjatë deklaratës për mediat, Alibeaj foli për kandidatin e dalë nga Primaret, Belind Këlliçi, ku tha se ai ka pasur mundësinë që të përfaqësohej nën siglën e PD.

Në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj, Alibeaj tha se ‘demokratëve do u kërkohet të votojnë për pazarin Berisha-Meta’, referuar koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

“Pas shume vitesh po zhvillohet një debat në një forum drejtues të një partie për kandidatet. Një debat i dobishëm për situatën kaotike ne te cilën ndodhet aktualisht PD. Kush fshihet pas gishtit për te vërtetën e situatës se demokrateve, duke e shitur atë si normale apo frymëzuese, ose është i kapur nga verbëria politike ose thjesht dëshiron qe kjo “status quo” ne opozite te vazhdoje pa fund dhe pa zgjidhje.

Është e qarte qe PD është e përçare dhe situata e vitit te fundit vetëm se ka ndihmuar ne ndarjen e mëtejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Ramës për ta stërzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishës ndaj pjesës së PD qe mendon ndryshe nga ai.

Është e qartë për te gjithë që çdo dege e Partisë Demokratike duke përfshirë edhe selinë kryesore është zaptuar nga Berisha dhe njerëzit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te një partie qe po përgatitet të hyjë ne zgjedhje

Me vjen keq qe ne ketë periudhe një pjese e mire e drejtuesve te PD dhe deputeteve, përfshirë dhe mua, kemi kaluar kohe me se shumti me debate mes njeri-tjetrit ne forume, studio televizive apo ne kuvend, ndërkohë qe duhet te kishim kaluar me shume kohe me demokratet. Ne mbledhjen me drejtuesit lokale te PD kam kuptuar qarte se baza e PD është e qarte ne orientimin politik. Për fat te keq me e qarte se ata qe duhet te orientonin bazën e sot përpëliten për te gjetur çfarë drejtimi do marrin ne rrugët e ndara te kësaj partie.

Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qëndrimit se duhet te kishim 61 përfaqësues ne bashkitë për zgjedhjet lokale. Por stërzgjatja e procesit gjyqësor për PD, vendimi I KQZ dhe çuarja ne limite kohore na kushtëzoi ne ketë proces. Përtej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jone ka qene e shtrire për ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe janë penguar në forma të ndryshme te kandidojne ne siglën e PD.

Është e qarte për ju te gjithë se një pjese e deputeteve dhe kryesisë kanë qenë të ndare lidhur me vendimin për tu prezantuar me kandidate ne zgjedhje. Kjo është e bukura dhe e veçanta e rralle e një force politike ne Shqipëri. Diskutimet ne forume dhe respektimi i vendimit te shumicës. Uroj te jemi shembull për çdo formacion politik qe organizon votime ku rezultati dihet para se te nise procesi apo preferenca kryetaresh qe shiten si proces përzgjedhjeje. Jam po kaq i sigurt se ne rast se Kryesia do te kishte votuar kundër këtij propozimi do ta kisha respektuar.

Për sa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Këlliçi dhe një liste qe demokrateve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance.

Çfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për te mbajtur peng demokratet dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti te majte qe përmes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet”, tha Aliebaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: