Në emisionin “FrontLine” në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço, u diskutua për situatën politike në vend.

Deputeti i zgjedhur i PD-së Belind Këlliçi theksoi se në Shqipëri ka vdekur shpresa, kurse shtoi se pikërisht kjo gjë, ka bërë që 500 mijë shqiptarë të lëshojnë vendin.

Këlliçi shtoi se PD nuk bën paqe me Ramën, pasi e konsideron atë të keqen e madhe të vendit.

Belind Këlliçi: Tani ka vendosur Rama të lëshojë të tijët. Rama është pronari i PS. Do ketë zhvillime të vrullshme gjatë verës, nuk bëj aludime, por të shohim se çfarë do ndodhë. Rama nuk do mbrojë më askënd.

Plarent Ndreca: Rama e ka thënë se PS nuk ofron asnjë mburojë politike. Ne nuk kemi marrë askënd në mbrojtje. Rama ka këtë qasje në raport me drejtësinë e re. Ai po i thotë se me drejtësinë dhe me drejtësinë e re do kemi këtë raport. Rama vendos standard për PS-në. Qasja ndaj akuzave është e rëndësishme. Nuk ka bashkëqeverisje, por PS dhe PD duhet të bashkërendojnë për Shqipërinë.

Belind Këlliçi: Rama ka mbrojtur Tahirin. Rama ndryshoi kursin 180 gradë. Rama tha se iu kam mbrojtur deri tani dhe nuk do iu mbroj më. E ka thënë lideri suprem. Në Shqipëri ka vdekur shpresa dhe ndaj kanë ikur 500 mijë shqiptarë. Fakti që kanë ikur kaq shumë njerëz tregon se ka probleme. Nuk bëjmë paqe me Ramën, është e keqja e madhe e vendit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb