Kreu i Forumit Rinor në PD Belind Këlliçi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve 2013 – 2020 një eksod të dytë.

Këlliçi shprehet se Rama ia faturon këtë eksod të dytë liberalizimit të vizave, ndërsa thotë se në fakt, kryeministri është fajtor për fenomenin e largimit të shqiptarëve.

  • foto galeri

Postimi i Belind Këlliçit:

Ndryshe nga eksodi i parë i largimeve masive të shqiptarëve (1991), në eksodin e dytë (2013-2020) 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç.

Pavarësisht se të rinjtë duan të largohen një orë e më parë nga Shqipëria, qeveria e dështuar nuk ka asnjë plan nxitës dhe asnjë nismë për krijimin e lehtësirave në ekonomi dhe biznes.

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Politikave Europiane në Kosovë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azilkërkuesve në shtetet e BE.

Shifrat e frikshme të vendit tonë nuk krahasohen dot me vendet e rajonit të mbledhura së bashku, ndërkohë Edi Rama vazhdon t’ia faturojë këtë fenomen liberalizimit të vizave dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb