Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Takimi në fjalë erdhi në një ceremoni të bërë nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë. Këlliçi, kujtoi ardhjen e ish-të burgosurit politikë iranianë që u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

REAGIMI
Pata privilegjin të isha pjesë e takimit të ish Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë.
Ish të burgosurit politikë iranianë u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Prej vitit 1979 janë përndjekur e masakruar nga regjimit teokratik i mullahëve ndërsa sot rezistenca e tyre i jep shpresë popullit të Iranit.

U njoha nga afër me vuajtjet e tyre me vizitën në muzeun e torturave.

Jam krenar që PD në qeverisje u mundësoi një strehë të sigurtë, duke shfaqur vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare.

Ne qëndrojmë krah tyre!
Krah lideres Maryam Rajavi!
#FreeIran

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: