Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan John Moolenar.

Në një status në Facebook, Këlliçi ka bërë me dije se në takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe rëndësinë që ato kanë për vendin, korrupsionin dhe aktualitetin politik në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Sot pata një diskutim shumë pozitiv me kongresmenin John Moolenar të Miçiganit lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri dhe rëndësinë që kanë ato për të ardhmen e vendit. Gjithashtu, diskutuam për korrupsionin dhe aktualitetin politik të Shqipërisë, për të cilat ndamë pikëpamje të përbashkëta.
Këtë javë ndodhem në Ëashington DC për të zhvilluar takime të tjera me faktorë të politikës amerikane. Prandaj ju ftoj të jepni komentet tuaja në lidhje me çështjet që ju shqetësojnë dhe që mund t’i diskutojmë me miqtë tanë në SHBA!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb