Rreth 8 000 persona u evakuan sot nga shtëpitë e tyre në Këln, që të mundësonin çminimin e një bombë të Luftës së Dytë Botërore (LIIB) e gjetur gjatë ditës së sotme, njoftuan zyrtarët e qytetit gjerman.

Bomba 500 kilogramëshe, e lëshuar nga ajri, u gjet në perëndim të qendrës së qytetit, në lagjen “Braunsfeld” dhe njerëzit në një rreze prej 500 metrash duhej të largohen që ekspertët të mund ta çaktivizonin.

“Çminimi pritet të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur”, thanë autoritetet.

Trenat dhe autobusët që kalojnë aty pranë janë ndaluar, ndërsa hapësira ajrore në këtë zonë është bllokuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: