Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, kreu i Shtetit Ilir Meta ka apeluar për të kthyer sytë nga mjedisi dhe mbrojtja e tij.

Sipas Kreut të Shtetit, të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë që të mbrojmë mjedisin, pa të cilën vetë ekzistenca jonë është e pamundur.

STATUSI I PLOTE
Shqipëria?? është e bekuar me pasuri e bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe me një biodiversitet të larmishëm, që fatkeqësisht po shfrytëzohen dhe shkatërrohen egërsisht në dëm të shëndetit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.
Triumfi i betonit mbi hapësirat e gjelbërta, keqmenaxhimi i mbetjeve urbane, masakrat në pyje e lumenj dhe ndotja e frikshme e ajrit, janë këmbana alarmi që duhet të na zgjojnë të gjithëve. Asnjë justifikim nuk mund ta fshehë këtë realitet të dhimbshëm, që po e vuajmë të gjithë.
Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, apeli im është i qartë: Duhet t’i themi STOP shkatërrimit të mjedisit! Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për të mbrojtur këtë dhuratë që na ka falur Zoti, pa të cilën vetë ekzistenca jonë dhe e gjeneratave të ardhshme është e pamundur.???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: