Analisti Skënder Minxhozi ka shprehur qëndrimin e tij kundër vizitës së presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së, ku pati përplasje fizike mes tij, përfaqësuesve të kësaj partie dhe policëve bashkiakë.

Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ‘News24’ tha se Meta nuk është më president, por një kryetar partie që ka dalë në fushatë.

“Liderët duhet të udhëheqin me forcën e shembullin dhe shembullin e forcës. Pamë që kryetari i shtetit mund t’i përgjigjet çfarë do lloj pyetje të paimagjinueshme, por një pyetje si përgjigjet dot në atë kontekst; çfarë ndote ai në këtë sherr?? Të jesh i bindur se në sekretarinë e Presidencës, duhet të jetë pending disa telefonata. Nuk do të kishte prani po mos të ishte ajo sjellje. Presidenti nuk do të shkonte të pinte një çaj dhe t’i jepte dorën Sali Shehut. Ka lidhje jo vetëm vajtja me sjelljen, por të dyja aktet me diçka të tretë. Ngjarjet nuk janë të palidhura dhe nuk konsumohen vakum. Sjellja e presidentit ka qenë e ashpër. Presidenti nuk është më kryetar i shtetit, por një kryetar partie i veshur me roje garde dhe zyrë shteti. Presidenti ka zbritur në fushatë dhe mos të bëjmë sikur nuk shohim. Ne kemi elefantin në mes të dhomës dhe nuk ka ajër. Ilir Meta ka zbritur në fushatë, këmbëkryq me opinga.. Ai është në fushatë, me axhendë, personat që dekoron. Mesazhet që jep. Mund ta lexonte ngjarjen e Elbasanit me syze më normale. Tha; “çe deshi Edi Rama që e la orarin njësoj si Lulzim Basha?!” Ndaj fakti që presidenti shkoi atje, ishte një mizanskenë elektorale.”, tha Minxhozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb